Është pensionuar mësuesja Afërdita Boshnjaku, e cila përmbyll rrugëtimin e saj profesional pas një karriere të gjatë në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Kadri Kusari” në Gjakovë:
Sot, më 15 gusht 2025, mësimdhënësja jonë e nderuar Afërdita Boshnjaku përmbyll rrugëtimin e saj profesional dhe del në pension, pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në shkollën tonë.
Për vite me radhë, ajo ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe seriozitetit në mësimdhënie. Ka ndikuar pozitivisht te shumë gjenerata nxënësish, duke u ofruar jo vetëm njohuri të vlefshme në fushën e drejtësisë, por edhe vlera të qëndrueshme jetësore.
Në emër të të gjithë kolektivit, e falënderojmë me zemër për kontributin e saj të çmuar dhe i urojmë shumë shëndet, qetësi dhe gëzim në këtë kapitull të ri të jetës.