Shkolla “Abedin Rexha” në Turiçec ka njoftuar se është pensionuar mësuesi Ukë Ibrahimi, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla thotë se mësuesi Ukë për dekada me radhë, ishte jo vetëm mësues, por edhe udhërrëfyes, edukator dhe shembull i përkushtimit ndaj dijes dhe nxënësve.
Njoftimi i shkollës:
Faleminderit për çdo mësim, mësuesi Ukë!
Sot, me emocione të veçanta dhe me shumë respekt, po përcjellim në pensionim mësuesin tonë të dashur, Ukë Ibrahimi.
Për dekada me radhë, ai ishte jo vetëm mësues, por edhe udhërrëfyes, edukator dhe shembull i përkushtimit ndaj dijes dhe nxënësve.
I urojmë shëndet të plotë, lumturi dhe një pensionim të qetë e të mbushur me gëzim pranë familjes.