E premte, 21 Shkurt, 2025

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

- Advertisement1-

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut i dhanë lamtumirën e merituar mësuesit të tyre të dashur, Sadik Krasniqi. Pas 42 viteve të përkushtimit në arsim, ai largohet nga klasa, por jo nga zemrat e atyre që i mësoi me dashuri dhe përkushtim.

Nga viti 1989 e deri më sot, çdo brez nxënësish që kaloi nëpër duart e tij mësoi jo vetëm shkronjat dhe numrat, por mbi të gjitha, mësimet e jetës, vlerat e punës, ndershmërisë dhe respektit. Mësuesi Sadik nuk ishte vetëm një edukator, por një prind i dytë për shumë fëmijë, një mik për kolegët dhe një shtyllë e arsimit në komunitetin e tij.

- Advertisement -

Sot, teksa ai mbyll këtë kapitull të jetës, mësimet e tij do të vazhdojnë të jetojnë në çdo zemër që ai ka prekur. Faleminderit, Mësues Sadik, për çdo ditë të kaluar në shërbim të dijes dhe për gjurmët e pashlyeshme që le pas!

Urojmë që vitet në pension të jenë të mbushura me shëndet dhe gëzim! /DrenicaOnline

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...

Kualifikimi i mësuesve: Kur diplomat vlejnë më pak se certifikatat!

Ndryshimet në udhëzimin për kualifikimin e mësuesve kanë ulur vlerësimin për diplomat e avancuara,...

Kthehet në shkollë vajza nga Suhareka e cila ishte sulmuar nga qeni

Diellza Daka, 9-vjeçarja nga fshati Shirokë i Suharekës, e cila ishte sulmuar para disa...

Nga Rrezarta Ibrahimaga Dushi: Dhuna në shkolla nga mësimdhënësit

Dhuna në shkollë nga mësimdhënësit është një temë shumë e rëndësishme dhe delikate, e...