Pensionohet mësuesi Rushit Shala nga Podujeva

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësuesi Rushit Shala. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh të Podujevës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh:

- Advertisement - M1

Pensionohet mësuesi Rushit Shala

Sot, me respekt dhe mirënjohje të veçantë, përcollëm në pension mësuesin Rushit Shala, i cili për shumë vite me radhë dha kontribut të çmuar në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave.

Me përkushtimin, urtësinë dhe punën e palodhshme, ai la gjurmë të veçanta në shkollë dhe në zemrat e nxënësve e kolegëve. Faleminderit për çdo këshillë, për çdo mësim dhe për gjithë mundin e dhënë ndër vite!

- Advertisement - m2

Në emër të shkollës dhe me respekt të veçantë, drejtoresha Fatmire Latifi i uron shëndet, lumturi dhe ditë të mbushura me qetësi e gëzim në këtë kapitull të ri të jetës.

rushit

Shqip | English