Është pensionuar mësuesi Osmani Leci nga fshati Hodonoc i Kamenicës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë shkolla “Xhavit Ahmeti”, ku mësuesi Osman ka punuar.
Njoftimi i shkollës “Xhavit Ahmeti” – Hodonoc:
Urim për daljen në pension – Osman Leci
Shkolla jonë, SHFMU “Xhavit Ahmeti”, ka përcjell me respekt dhe mirënjohje punëtorin tonë teknik, Osman Leci, i cili pas shumë viteve përkushtimi dhe kontributi të çmuar, nis një kapitull të ri në jetë – pensionimin.
Osmani ka qenë shembull i përkushtimit dhe punës së ndershme, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në mirëmbajtjen dhe funksionimin e shkollës sonë. Përkushtimi dhe përpjekjet e tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në mjedisin shkollor dhe në zemrat e kolegëve dhe nxënësve.
Në emër të gjithë stafit dhe nxënësve, i urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të mbushura me gëzim pranë familjes e miqve!
Faleminderit për gjithçka, Osman!