Është pensionuar mësuesi Nazif Berisha nga Ratkoci i Rahovecit, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla “Katër Dëshmorët”, ku ka dhënë mësim mësuesi Nazif ka njoftuar pensionimin e tij.
Mësuesi Nazif për dekada si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, u bë udhërrëfyes i dijes dhe dashurisë për fjalën shqipe.
Njoftimi i shkollës:
Pensionimi i mësimdhënësit Nazif Berisha
Sot përcjellim me mirënjohje e respekt të thellë në pension mësimdhënësin Nazif Berisha, mësimdhënës i përkushtuar i gjuhës dhe letërsisë shqipe, i cili për dekada të tëra u bë udhërrëfyes i dijes dhe dashurisë për fjalën shqipe.
Me punën, durimin dhe pasionin e tij, ai edukoi breza të tërë nxënësish, duke u dhënë jo vetëm njohuri, por edhe frymëzim për jetën. Shumë prej tyre sot mbajnë me krenari kujtimet dhe mësimet e tij të vyera.
Mësimdhënësi Nazif do të mbetet gjithmonë shembull i përkushtimit, i thjeshtësisë dhe i dashurisë së sinqertë për profesionin fisnik të mësuesit.
Faleminderit për gjithçka që dhatë. Urojmë që vitet e pensionit të jenë të mbushura me shëndet, gëzim e paqe.