E diel, 24 Nëntor, 2024

Pensionohet mësuesi Kujtim Babuna nga Prizreni – për 44 vjet edukoi gjenerata në arsim

- Advertisement1-

Është pensiononuar mësuesi Kujtim Babuna nga Prizreni, i cili për 44 vjet edukoi gjenerata në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës “Motrat Qiriazi” në Prizren:

- Advertisement -

Biografia e mësuesit Kujtim Babuna

Mësuesi Kujtim Babuna lindi më 11 prill 1959 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në Prizren përkatësisht në shkollën “Mustafa Bakiu“, kurse të mesmën në “Akademinë Pedagogjike” në Prizren. Studimet e larta i vazhdoi në SHLP “Xhevdet Doda” drejtimi i mësimit klasor ku me sukses u diplomua në vitin 1979 duke fituar titullin e mësimdhënësit klasor.

Hapat e parë si mësimdhënës i filloi në vitin 1980/81 në Shkollën fillore ish “17 Nëntori” tani “Mati Logoreci” në Prizren, ku u dallua si mësues i suksesshëm që ka lënë gjurmë pozitive në atë shkollë.

Në vitin shkollor 1982 për një kohë të shkurtë punoi edhe në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prizren, ndërsa nga dhjetori i viti 1982 u punësua në shkollën fillore “Motrat Qiriazi” dhe punoi si mësues deri me datë 11 Prill 2024 kur edhe u pensionua me nderë dhe respekt të lartë si nga nxënësit e tij poashtu edhe nga kolektivi i shkollës dhe i gjithë komuniteti i prindërve.

Gjatë kësaj periudhe 44 vjeqare mësuesi Kujtim Babuna ka edukuar dhe arsimuar gjenerata të tëra, ku një numër i madh nxënësish që kanë dalë nga duart e mësuesit Kujtim edhe sot janë kuadro të rëndësishëm në të gjitha fushat e jetës si në: shkencë, në arsim, kulturë, shëndetësi, shkenca juridike, politikë e diplomaci, art, sport, etj, e mbi të gjitha profesionist dhe personalitete të shquara që janë sot pjesë e shoqërisë që kontribojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të shtetit tonë.

- Advertisement -rrrrrrr

Rrugëtimi i mësuesit Kujtim Babuna është i gjatë duke kaluar në shumë sfida dhe pengesa e vështirësi gjatë një periudhe të gjatë kohore më shumë se 4 dekada por gjithnjë duke arritur objektivat, synimet dhe qëllimet që ka paraparë me kohë si një mësues i suksesshëm.

Vlenë të përmendet koha e viteve 90-ta, kohë kjo kur regjimi serb bënte të pamundurën për ta shtypur arsimin shqip në Kosovë duke përdorur mjete të ndryshme të dhunës, ndërsa mësuesi Kujtim dhe shumë kolegë të tij poashtu bënë të pamundurën duke qendruar stoik dhe të pa mposhtur duke i rezistuar kësaj dhune mizore, vetëm e vetëm që ta mbanin gjallë shkollën shqipe me qëllim që fëmijët shqiptarë të asaj kohe të mos mbeten pa edukim dhe arsimim.

Përveç jetës shkollore mësuesi Kujtim rëndësi të madhe i ka kushtuar edhe aktivitieteve të ndryshme sprotive dhe kulturore e tradicionale në përgjithësi në dokumentimin e shumë ngjarjeve që janë zhvilluar në qytetin e Prizrenit dhe më gjerë duke mbledhur, regjistruar dhe duke ruajtur me fanatizëm këto vlera të rëndësishme të qytetit tonë.

Mësuesi Kujtim Babuna me të drejtë rreshtohet ne mesin e mësimdhënësve elitë të shtetit tonë.

Krejt në fund mësuesin Kujtim e njohim si shembull i një njeriu të urtë, shumë bujarë, çdoher i respektuar dhe i ndershëm.
Nderë dhe respekt për punën tënde për mbi 4 dekada me radhë dhe çdo herë me suksese.

Kolektivi i Shfmu “Motrat Qiriazi” të urojnë shëndet të mirë në jetë, gëzime e harmoni në familje dhe pleqëri të rehatshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...