Është pensionuar mësuesi Kapllan Paçarizi nga Dragobili i Malishevës. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Emin Duraku”, ku ka punuar mësuesi Kapllan, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Sot, 22.09.2025
Me rastin e pensionimit, shprehim mirënjohjen dhe respektin më të lartë për mësuesin Kapllan Paçarizi, i cili për plot 41 vite me përkushtim, durim dhe dashuri i ka shërbyer arsimit dhe gjeneratave të nxënësve.
Falenderojmë për prezencën Ud-drejtorin e DKAE-së z. Sabit Berisha për prezencën e tij, që përgëzoi mësuesin Kapllan për kontributin e dhënë në Arsim, që u nderuar me mirënjohje nga DKAE-ja dhe drejtoria e shkollës.
Kontributi i tij i palodhshëm, puna e ndershme dhe përkushtimi i vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e brezave do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzimi për të gjithë ne.
Në emër të kolegëve, nxënësve dhe gjithë komunitetit, e falënderojmë nga zemra për gjithçka që ka dhënë në fushën e arsimit dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe vite të qeta e të gëzuara në pension.
Me respekt e mirënjohje,
SHFMU”Emin Duraku”Dragobil Kolektivi i shkollës!