Pensionohet mësuesi Jemin Krasniqi nga fshati Ratkoc i Rahovecit

- Advertisement -

Është pensionuar mësuesi Jemin Krasniqi nga fshati Ratkoc i komunës së Rahovecit. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Katër Dëshmorët”, përmes një postimi në Facebook.

- paragrafi 1 -

Mësuesi Jemin që nga viti 1996 ka dhënë kontribut në arsimin shqip, si mësimdhënës i lëndës të Biologjisë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës “Katër Dëshmorët” në Ratkoc të Rahovecit:

Gëzuar ditëlindjen dhe pensionimin mësuesi ynë 𝑱𝒆𝒎𝒊𝒏 𝑲𝒓𝒂𝒔𝒏𝒊𝒒𝒊!

Që nga viti 1996 na dhurove dije, kujdes dhe dashuri për mësimin në lëndën e Biologjisë, duke lënë gjurmë të paharruara në zemrat tona.

- Advertisement -

Në emër të nxënësve, kolektivit të shkollës të urojmë shëndet, lumturi dhe shumë vite pranë familjes suaj.