Është pensionuar mësuesi Ilmi Cakiqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Naum Veqilharxhi” Llapashticë e Epërme të Podujevës, shkruan AlbanianEducation.net.
Pas më shumë se 40 vitesh të përkushtuara në arsim, ai u nda nga ditari i shkollës, i rrethuar nga kolegët dhe nxënësit, duke marrë mirënjohjen e merituar për kontributin e tij të çmuar ndër breza.
Njoftimi i shkollës “Naum Veqilharxhi” Llapashticë e Epërme:
Sot, me emocione të veçanta, u përshëndet nga puna mësuesi Ilmi Cakiqi, në ditën e tij të fundit të punës para pensionit.
Pas më shumë se 40 vitesh të përkushtuara në arsim, ai u nda nga ditari i shkollës, i rrethuar nga kolegët dhe nxënësit, duke marrë mirënjohjen e merituar për kontributin e tij të çmuar ndër breza.
Faleminderit për dijen, përkushtimin dhe gjurmët që keni lënë në shkollën tonë. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe pension të mbarë!