Pensionohet mësuesi Hysni Gashi nga Kijeva, pas katër dekadash kontribut në arsimin shqip

- Advertisement -

Është pensionuar mësimdhënësi Hysni Gashi nga Kijeva, pas katër dekadash kontribut në arsimin shqip.

- paragrafi 1 -

Sot për ditëlindjen e 65-të të mësuesit Hysni, në shkollën “Kajtaz Ramadani” në Kijevë u mbajt një ceremoni, me ç’rast u vlerësua lart puna dhe angazhimi i tij mbi katër dekada në edukimin e shumë gjeneratave, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Kryesia e Nivelit të Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar në Malishevë, i ndanë mirënjohje mësuesit Hysni.

- Advertisement -

 

Njoftimi i plotë:

Sot, në ShFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë u pensionua mësuesi, Hysni Gashi

Me këtë rast, për nderë të ditëlindjës së 65-të, si dhe të pensionimit të mësuesit Hysni, kolektivi e kësaj shkolle, kishin organizuar një ceremoni përcjellëse.

Në këtë ceremoni ishte i ftuar edhe kryetari i Nivelit të Sindikatës Komunale të Arsimit Paruniversitar (NSKAP) në Malishevë, z. Skender Gashi.

Në fjalën e tij të rastit, z. Gashi, i përshendeti mësimdhënësit e këtij kolektivi dhe familjarët e mësuesit Hysni, e vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e tij dyzet vjeqar, në edukimin dhe arsimimin e dhjetra gjeneratave.

Me këtë rast, kryetari i NSKAP-it në Malishevë, z. Gashi, mësuesit Hysni, i uroj ditëlindjen e 65-të si dhe pensionimin e tij duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe pleqëri të mbarë.

Për kontributin e dhënë në edukimin dhe arsimimin e dhjetra gjeneratave, si dhe për veprimtarinë e tijë sindikaliste, z. Gashi, në emër të Kryesisë të Nivelit të Sindikatës Komunale të Arsimit Parauniversitar në Malishevë, mësuesit Hysni, i ndanë mirënjohje.