Pensionohet mësuesi Haxhi Sertolli nga Bellanica e Malishevës

- Advertisement -

Është pensionuar mësuesi Haxhi Sertolli nga fshati Bellanicë i Malishevës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Për ta nderuar punën dhe përkushtimin e tij shkolla “Ismail Qemali” ndau mirënjohje për mësuesin Haxhi Sertollin.

- Advertisement -

Ai u nderua edhe nga i pari i komunës z.Ekrem Kastrati, pastaj nga DKA-ja, SBASHK-u, veteranët e arsimit, kolektivi i dy shkollave si dhe nga shokë e familjarë.

Postimi i plotë:

Me këtë postim i urojmë mësuesit Haxhi Sertolli ditëlindjen dhe pensionimin!

- Advertisement -

Të gjithë jemi dëshmitar të kohës së viteve të 80-ta, viteve të 90-ta, viteve të arsimit para, gjatë dhe pas lufte, e që të tejkalohen këto kohëra ishte sfidë e vërtetë!

Këto kohëra i kaloi edhe veterani i arsimit tash pensioner mësuesi Haxhi!

Mësuesi Haxhi mbolli tek shumë breza edukimin, arsimimin e atdhedashurinë.

Për ta nderuar punën dhe përkushtimin e tij shkolla jonë ndau Mirënjohje për mësuesin Haxhi.

Me mirënjohje dhe dhurata të ndryshme u nderua edhe nga i pari i komunës z.Ekrem Kastrati, pastaj nga DKA-ja, SBASHK-u, veteranët e arsimit, kolektivi i dy shkollave si dhe nga shokë e familjarë.

Në emër të drejtorisë së shkollës ju falënderojmë për gjithë mundin e dhënë, po ashtu ju falënderojmë edhe për darkën kolektive.

Paçshit shëndet e pleqëri të mbarë!