E enjte, 13 Shkurt, 2025

Pensionohet mësuesi Haxhi Laha nga Deçani

- Advertisement1-

Është pensionuar mësuesi Haxhi Laha nga Deçani pas 43 vitesh pune në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi nga drejtoresha e shkollës Teuta Haxhiu:

- Advertisement -

Urime ditëlindja!

Urime pensionimi i dashur mësues, Haxhi Laha!

Pas më shumë se 43 vitesh pune të palodhshme në arsim me zell e përkushtim të rrallë në përhapjen e diturisë për nxënësit e trevës sonë, sot mësuesi ynë i dashur Haxhi Laha mbushi 65 vjet me çrast edhe u pensionua.

Kjo është jeta, këto janë ciklet e saja të natyrshme, por e rëndësishme mbetet vepra dhe gjurmët që lë pas secili pren nesh.

Kolegu ynë Haxhi Laha, me punën e tij të vyer do të mbetet shembull i një mësuesi shembullor që dha pa kursim çdo gjë nga vetja e tij në shërbim të brezave e të atdheut, prandaj sot drejtoria e shkollës sonë “Dy dëshmorët” me respekt të veçantë dhe konsideratën më të lartë për kontributin e tij në proçesin edukativo-arsimor i thurëm lëvdata dhe ndamë mirënjohje për arritjet e tij gjatë procesit mësimor, plot 43 vjet.

Me këtë rast, në ditëlindjen e 65-të, ne kolegët e tij nga zemra edhe njëherë edhe përherë i urojmë shëndet të plotë, jetë të gjatë e të lumtur pranë më të dashurve të tij dhe pleqëri të mbarë!

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Mimoza Rexhvelaj: Punoj mësuese prej 20 vitesh në arsim, asnjëherë nuk e kam lejuar bullizmin

Punoj mësuese prej 20 vitesh në arsim me pozicione pune të ndryshme si; inspektore,...

Pensionohet mësuesja Aferdita Komoni nga Gjakova

Është pensionuar mësuesja Aferdita Komoni e cila së fundmi ka mbajtur pozitën e bibliotekistes...

Këshilla për mësuesit që punojnë me tekstin “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”

NgaYllka Lezo Fëmijët shqiptarë në diasporë, të rritur mes mjediseve të ndryshme shoqërore dhe gjuhësore,...

Nga Sadik Përvetica: BEQIR SHALA – Një mësimdhënës misionar i cili meriton të hyjë edhe në librin e Ginisit

Shkrim nga Sadik Përvetica NJË MËSIMDHËS MISIONAR I CILI MERITON TË HYJË EDHE NË LIBRIN...