Pensionohet mësuesi Gëzim Morina nga Ratkoci

- Advertisement -

Është pensionuar mësimdhënësi Gezim Morina. Noftimin e ka dhënë shkolla “Katër Dëshmorët”, në Ratkoc ku  ka dhënë mësim mësuesi Gezim, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Katër Dëshmorët”:

- Advertisement -

Penzionimi i mësimdhënësit Gezim Morina .

Sot shënojmë dy ngjarje të veçanta për një njeri të jashtëzakonshëm: ditëlindjen dhe përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të jetës profesionale të mësimdhënësit Gëzim Morinës.

Me përkushtimin, urtësinë dhe dashurinë për dijen, ka ndikuar në formimin e shumë brezave, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsim e në zemrat e nxënësve e kolegëve.
Pensionimi shënon fundin e një udhëtimi të mbushur me punë e sukses, por edhe fillimin e një periudhe të re me më shumë kohë për familjen, miqtë dhe pasionet që e bëjnë jetën të bukur.

- Advertisement -

Faleminderit për gjithçka që keni dhënë ndër vite.

Ju urojmë shëndet, lumturi dhe shumë vite të tjera me gëzim e dashuri.
Me respekt drejtoresha e shkollës .