Pensionohet mësuesi Gani Bytyqi nga Dejni i Rahovecit, 40 vite pune në arsim pa asnjë mungesë të orëve mësimore

- Advertisement -

Pas 40 vite shërbim në arsim është pensionuar mësuesi i respektuar Gani Bytyqi nga Dejni i Rahovecit.

- paragrafi 1 -

Siç shkruan faqja në Facebook Fshati Dejne, mësuesi Gani asnjë ditë, orë të mësimit nuk e ka humbur.

- Advertisement -

Postimi në faqen Fshati Dejne:

RAST I RRALLË: MËSUESI GANI BYTYQI 40 VITE PUNA PA ASNJË MUNGESË TË ORËVE MESIMORE

Sot, pas 40 vite shërbim në arsim është pensionuar mësuesi i respektuar Gani Bytyqi nga Dejni.

- Advertisement -

Një mësues veteran që i kushtoi kohën, energjinë, diturinë nxënësve të Fshatit Dejnë dhe arsimit.

Do të mbetët i jashtëzakonshëm sepse plot 40 vite punë asnjë ditë, orë të mësimit nuk e ka humbur kjo është e jashtëzakonshëm, motivuese dhe shembull për t’u ndjekur.

Ky mësues ka bërë të pamundurën për të dhënë dituri për fëmijët tanë, duke i inkurajuar ata të arrijnë të pamundurën dhe të shohin më të mirën në vetvete.

Dalja në pensioni është fundi i karrierës në arsim, është gjithashtu një fillim i ri për një kapitull i ri i jetës tuaj mësues.

Nderime më të mëdha për ty mësuesi Gani dhe e gezofsh pensionimin me shëndet dhe plotë lumturi siç e ke shpirtin e bardhë ti.

Me respekt,

Administratori dhe nxënësi yt Labinot Berisha
Foto nga nxansi yt Shqipron Berisha