Pensionohet mësuesi Ferki Krasniqi

- Advertisement -

Është pensionuar mësuesi Ferki Krasniqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla “12 Qershori” në fshatin Mihaliq, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Sot u pensionua arsimtari
Ferki Krasniqi

Me respekt të madh dhe mirënjohje të thellë, sot i shprehim një përshëndetje të veçantë arsimtarit tonë të nderuar, z. Ferki Krasniqi, me rastin e daljes së tij në pension.

Arsimtari Ferki Krasniqi ka qenë një edukator shembullor dhe një model i pashoq për të gjithë ne. Përkushtimi dhe dashuria e tij ndaj nxënësve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme.

- Advertisement -

Gjatë ceremonisë së lamtumirës, kolektivi i shkollës, nxënësit dhe drejtori i shprehën falënderime të përzemërta për kontributin e tij të madh. Të pranishëm ishin edhe familjarët e tij, të cilët me krenari ndoqën këtë ngjarje të veçantë.

Me plot mirënjohje dhe respekt, i urojmë arsimtarit Ferki Krasniqi shëndet dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës së tij. Faleminderit për gjithçka!

Me respekt,
SHFMU “12 QERSHORI” MIHALIQ

FB IMG 1743198969221 FB IMG 1743198976515