E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Pensionohet mësuesi Ferit Alimi – nxënësit dhe kolegët i organizojnë përcjellje madhështore

- Advertisement1-

Shkolla “Sande Shterjoski” në Kërçovë e nderoi mësuesin Ferit Alimi, i cili pas një karriere të gjatë në arsim u pensionua.

Shkolla organizoi një ceremoni madhështore, ku kolegë, nxënës, prindër dhe miq i organizuan një përcjellje siç e meritonte mësuesi Ferit, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Një vidoe tejet emocionuese:

 

Njoftimi i shkollës:

Sot përcjellim në pension një nga shtyllat e arsimimit tonë, mësuesin e dashur, Ferit Alimi. Një njeri që nuk është thjesht një mësues, por një burim drite dhe dijesh për breza të tërë nxënësish që patën fatin të mësojnë prej tij.

Me një përkushtim të rrallë dhe një zemër të madhe, mësues Feriti na mësoi si të jemi njerëz të mirë, si të kemi guximin të ndjekim ëndrrat tona dhe si ta duam me të vërtetë dijen.

Falënderime të pafundme, mësues Feritit, për gjithë çka që na dhe. Le të jetë pensionimi yt një kapitull i ri, plot paqe dhe gëzim.

- Advertisement -rrrrrrr

Përjetësisht mirënjohës për mësuesin tonë.

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....