Pensionohet mësuesi Fazli Zulfaj nga Malisheva



nder titull

- Advertisement5 -

Është pensionuar Fazli Zulfaj, një ndër mësimdhënësit shembullorë të komunës së Malishevës.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Arbreshë Krasninqi.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga drejtoresha e Arsimit në Malishevë:

Mësuesi Fazli Zulfaj, një ndër mësimdhënësit shembullorë të komunës së Malishevës. Me kënaqësi të veçantë isha pjesë e ceremonisë së pensionimit të tij.

Mësues, ju falënderoj përzemërsisht për gjithë punën, përkushtimin dhe mundin e dhënë ndër vite në shërbim të arsimit, duke dhënë kontribut të çmuar në funksionalizimin dhe profesionalizmin e shkollave tona.

- Advertisement - m2

Mirënjohje të thellë për Ju dhe për të gjithë veteranët e arsimit, të cilët me përkushtimin e tyre edukuan dhe formësuan breza të tërë. Ju uroj shëndet, jetë të gjatë dhe pension të qetë e të lumtur.

Respekt i përhershëm!

Shqip | English