Është pensionuar Fazli Januzaj, një ndër mësimdhënësit shembullorë të komunës së Malishevës.
Njoftimin e ka dhënë drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Arbreshë Krasninqi.
Njoftimi nga drejtoresha e Arsimit në Malishevë:
Mësuesi Fazli Januzaj, një ndër mësimdhënësit shembullorë të komunës së Malishevës. Me kënaqësi të veçantë isha pjesë e ceremonisë së pensionimit të tij.
Mësues, ju falënderoj përzemërsisht për gjithë punën, përkushtimin dhe mundin e dhënë ndër vite në shërbim të arsimit, duke dhënë kontribut të çmuar në funksionalizimin dhe profesionalizmin e shkollave tona.
Mirënjohje të thellë për Ju dhe për të gjithë veteranët e arsimit, të cilët me përkushtimin e tyre edukuan dhe formësuan breza të tërë. Ju uroj shëndet, jetë të gjatë dhe pension të qetë e të lumtur.
Respekt i përhershëm!