Pensionohet mësuesi Bedri Hoxhaj nga Zhuri

- Advertisement -

Kolektivi i shkollës “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur i dha lamtumirën në mënyrë simbolike mësuesit dhe ish-drejtorit Bedri Hoxhaj, i cili doli në pension pas një karriere të gjatë, të suksesshme dhe të përkushtuar në arsim.

- paragrafi 1 -

Me dekada përvojë në mësimdhënie dhe me një përkushtim të palëkundur ndaj dijes dhe nxënësve, mësuesi Hoxhaj ka lënë një trashëgimi të pasur edukative dhe njerëzore në shkollën tonë.

- Advertisement -

Ai është vlerësuar gjithmonë për profesionalizmin, urtësinë dhe rolin e tij frymëzues si koleg dhe edukator.

“Në emër të gjithë kolektivit të shkollës, i urojmë shëndet dhe qetësi në vitet që vijnë. Jemi thellësisht mirënjohës për gjithçka që ka dhënë mësuesi Bedri Hoxhaj për shkollën dhe komunitetin tonë,” – tha drejtoresha e shkollës, Nadije Ajazaj. /AlbanianEducation.net/.