Pensionohet mësuesi Ali Kosumi nga Gllamniku i Podujevës

- Advertisement -

Është pensionuar mësuesi Ali Kosumi nga Gllamniku i Podujevës. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Kongresi i Manastirit” në këtë fshat, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Urim me rastin e pensionimit të mësuesit Ali Kosumi

Shkolla jonë i shpreh mirënjohje të thellë mësuesit Ali Kosumi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formimin e shumë brezave nxënësish gjatë gjithë viteve të punës së tij.

Puna e palodhshme, përkushtimi dhe vlerat që ai ka përcjellë do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe frymëzim për stafin dhe nxënësit.

- Advertisement -

Në këtë moment të veçantë, i urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të qeta në pension, me respektin dhe dashurinë që e ka fituar me punën e tij të ndershme.

Faleminderit, mësuesi Ali!