Është pensionuar mësimdhënësja e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Zyleha Bushi, nga Hani i Elezit, shkruan AlbanianEducation.net.
Mësuese Zylehas i është dhënë një mirënjohje për kontributin e saj të çmuar në arsim.
Njoftimi i shkollës:
Pensionohet mësimdhënësja e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Zyleha Bushi
Sot, drejtori i SHML “Dardania”, z. Ziber Xhoni, së bashku me stafin e mësimdhënësve të shkollës, kanë pritur mësimdhënësen e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Zyleha Bushi, duke e nderuar me një mirënjohje për kontributin e saj të çmuar në arsim dhe me një dhuratë modeste.
Mësimdhënësja Zyleha Bushi ka dhënë një kontribut të gjatë dhe të vyer në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të shumta të nxënësve, duke u dalluar për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë ndaj profesionit të mësimdhënies.
Me rastin e pensionimit, stafi i SHML “Dardania” i uron mësimdhënëses Zyleha shëndet të mirë, jetë të gjatë, duke e falënderuar për gjithçka që ka dhënë ndër vite për arsimin dhe shkollën tonë.