Pensionohet mësimdhënësja Xhulije Xhemajli pas 28 vitesh kontribut në arsim

- Advertisement5 -

Pas një karriere të gjatë në arsim, është pensionuar mësimdhënësja klasore Xhulije Xhemajli, e cila për rreth 28 vite ka kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj në shkollën “Ahmet Hajdari” në Beguncë.

- paragrafi 1 -

Me rastin e pensionimit të saj,Xhemajli u prit në një takim nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti.

- Advertisement - M1

Kryetari Haliti vlerësoi lartë kontributin shumëvjeçar të mësimdhënëses Xhemajli, duke theksuar rolin e saj në edukimin dhe formimin e gjeneratave të shumta të nxënësve.

Ai gjithashtu nënvizoi kontributin e saj të rëndësishëm gjatë viteve të ’90-ta, në kohën e shtet ndërtimit dhe të organizimit të arsimit në rrethana të vështira.

Me këtë rast, kryetari Sokol Haliti i ndau Xhemajlit edhe një mirënjohje, si shenjë vlerësimi për punën dhe përkushtimin e saj shumëvjeçar në fushën e arsimit.

- Advertisement - m2

Fjalë mirënjohjeje për znj. Xhemajli shprehën edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, si dhe drejtori i shkollës në Beguncë, Raif Musliu, të cilët vlerësuan përkushtimin dhe punën e saj të palodhshme ndër vite.

Ata theksuan se kontributi i saj do të mbetet një shembull i mirë për mësimdhënësit dhe gjeneratat që do të vijnë.