Është pensionuar mësimdhënësja e matematikës, Xheve Berisha nga Gurrakoci i Istogut, shkruan AlbanianEducation.net.
Mësimdhënësja Xheve për më shumë se 42 vite i qëndroi besnike shkollës “Martin Camaj” në Gurrakoc, dhe profesionit më fisnik, atij të mësimdhënies.
Në periudhën e vështirë të viteve ’90–’99, ajo u dallua për guximin dhe qëndresën e saj, duke refuzuar plan-programet e imponuara serbe dhe duke vazhduar mësimin në shkollat-shtëpi, derë më derë, që arsimi shqip të mos shuhej, por të jetonte e lulëzonte.



