Pensionohet mësimdhënësja Sevdije Azemi nga Mitrovica



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Eqrem Çabej”, në Mitrovicë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësja Sevdije Azemi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se mësuesja Sevdije gjatë këtyre viteve, ka dhënë kontribut në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve, duke ushtruar me përkushtim profesionin e mësimdhënëses së gjuhës shqipe.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

E nderuara mësimdhënëse Sevdije Azemi,

Po shënoni përfundimin e një kapitulli të rëndësishëm në jetën tuaj profesionale, pas katër dekadash angazhimi në arsim.

- Advertisement - m2

Gjatë këtyre viteve, keni dhënë kontributin tuaj në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve, duke ushtruar me përkushtim profesionin e mësimdhënëses së gjuhës shqipe.

Në emër të kolektivit të shkollës, ju falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin ndër vite. Ju urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të mbushura me qetësi e kënaqësi në periudhën e pensionimit.

Urime pensionimi dhe suksese në çdo hap të mëtejmë të jetës!

Shqip | English