Pensionohet mësimdhënësja Nurije Hetemi nga Mitrovica

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësja e ekonomisë, Nurije Hetemi. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Dr.Xheladin Deda” në Mitrovicë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftimin e shkollës thuhet se ajo, përherë u treguar e afërt me nxénës dhe fort korrekte me ta, sepse kishte vetëm një qëllim, ata t’i pérgatitë për tregun e punës si ndërmarrës të suksesshëm.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Pensionohet mësimdhënësja e ekonomisë, Nurije Hetemi

Nurije Hetemi, një ekonomiste e shquar dhe e suksesshme jo vetëm në ndërmarrësi, me një përvojé prej vitesh në Trepça Comerc, por e tillë, e përkushtuar e e dalluar edhe në mësimdhënie, ku për mbi dy dekada ligjëroi lëndën: ekonomi e ndërmarrësi në shkollën tonë.

- Advertisement - m2

Ajo, përherë u treguar e afërt me nxénës dhe fort korrekte me ta, sepse kishte vetëm një qëllim, ata t’i pérgatitë për tregun e punës si ndërmarrës të suksesshëm. Po, ajo ia doli, falë profesionalizmit, vullnetit, dëshirës dhe misionit që i vuri vetës përpara. Me kolegët po ashtu u treguar shumë kolegiale dhe asnjëherë nuk ngurroi të japë këshillime ekonomike dhe didaktike po ashtu, për secilin që kishte nevojë, e veçmas për kolegét e rinjë dhe me më pak përvojë.

Ajo po mbyllë këtë rrugëtim profesional këtu, zyrtarisht, por asnjëherë në rapport me kolektivin tonë. Më këtë përmbyllje, po hynë në analet e historisë së kësaj shkolle, duke lënë gjurmë té thella të cilat sigurt që do të ndiqen nga té tjerët.

Urime pensionimi, shëndet e mirësi në jetë, profesoreshë, Nurije!

Urojnë: drejtoria, administrata e shkollës, kolegët, nxënësit, stafi teknik dhe prindërit!

0