Pensionohet mësimdhënësja Nuhije Sadiku nga Prishtina

- Advertisement -

Është pensionuar arsimtarja Nuhije Sadiku nga Prishtina. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Shkëndija” në Hajvali, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Shkëndija” në Hajvali:

- Advertisement -

Pensionimi dhe ditëlindja e arsimtares Nuhije Sadiku – një rrugëtim që lë gjurmë të pashlyeshme

Sot, në ambientet e shkollës sonë, mbyllet një kapitull i rëndësishëm dhe i ndjeshëm: arsimtarja Nuhije Sadiku, pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar në arsim, del në pension.

Nuhija nuk ishte thjesht pjesë e stafit tonë – ajo ishte zëri i urtësisë, shembulli i durimit, i profesionalizmit të heshtur dhe përkushtimit të vazhdueshëm. Në çdo ditë pune ajo erdhi me përulësi, me ndërgjegje të lartë profesionale dhe me dashuri të thellë për nxënësit. Me fjalë të pakta, por me ndikim të madh, ajo i dha sistemit tonë arsimor atë që nuk matet me shifra: shpirtin e mësuesit të vërtetë.

- Advertisement -

Si drejtoreshë, ndjej krenari dhe respekt të veçantë për bashkëpunimin me Nuhijen , një arsimtare që punën nuk e pa asnjëherë si detyrë, por si mision. Ajo i qëndroi profesionit me përkushtim të rrallë dhe dinjitet të patjetërsueshëm deri në ditën e fundit të saj në shkollë.

Në emër të gjithë kolektivit, të nxënësve dhe të komunitetit shkollor, i shprehim mirënjohjen më të sinqertë për çdo vit, për çdo orë mësimi dhe për çdo gjurmë që ka lënë pas.

E dashur Nuhije, të falënderojmë nga zemra për gjithçka që ke dhënë. Pensioni yt është vetëm fundi i një kapitulli, por jehona e ndikimit tënd do të vazhdojë gjatë në zemrat tona.

Me shumë respekt e dashuri,
Shkolla “Shkendija””-Hajvali