E diel, 23 Shkurt, 2025

Pensionohet mësimdhënësja Nexhmije Isufi nga Prishtina

- Advertisement1-

Është pensionuar mësimdhënësja Nexhmije Isufi nga Prishtina.

Njoftimin e ka dhënë shkolla “Xhemail Mustafa” nga Prishtina, e cila në njoftim thotë se mësuesja Nexhmije ka qenë një shembull i shkëlqyer i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për arsimin, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

Pensionimi i mësueses Nexhmije Isufi

📝Me rastin e pensionimit të mësueses Nexhmije, stafi i shkollës sonë dëshiron t’i shpreh mirënjohjen të thellë dhe respekt të pakufishëm për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite.

Mësuesja Nexhmije ka qenë një shembull i shkëlqyer i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për arsimin. Përmes përpjekjeve dhe përkujdesjes së saj, breza të tërë nxënësish kanë marrë jo vetëm mësime e njohuri, por edhe vlera të larta njerëzore që do t’i ndjekin gjatë gjithë jetës së tyre.

Pensionimi i mësueses Nexhmije ishte një moment për të festuar suksesin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm që ka pasur në arsim. Megjithatë, trashëgimia e saj do të mbetet e gjallë në shkollë dhe në zemrat e të gjithë atyre që kanë pasur fatin të punojnë me të dhe të mësojnë nga ajo.

E falënderojmë për gjithçka dhe i urojmë që ky kapitull i ri të jetë i mbushur me shëndet, lumturi dhe momente të qeta e të gëzuara.
Me shumë respekt dhe dashuri,
Stafi i Shkollës ✨

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...