Është pensionuar mësimdhënësja Nazmije Shuleta nga Prishtina. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se mësuesja Nazmije ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek breza të tërë nxënësish dhe në mesin e kolegëve.
Njoftimi i shkollës “Xhemail Mustafa”:
Urime pensionimin, znj. Nazmije Shuleta!
Sot përcollëm në pension një mësimdhënëse të jashtëzakonshme, një kolege të dashur dhe një profesioniste që gjithmonë ka dhënë më të mirën për nxënësit dhe shkollën tonë.
Me përkushtim, durim dhe zemër të madhe, ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek breza të tërë nxënësish dhe në mesin e kolegëve.
E falënderojmë për punën, sakrificën dhe kontributin shumëvjeçar.
I urojmë shëndet, qetësi dhe vetëm gëzime në këtë kapitull të ri të jetës.
Gëzuar pensionimin, arsimtarja Nazmije!


