Pensionohet mësimdhënësja Mirvete Devaja nga Vitia

- Advertisement5 -

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim mësimdhënësen vitiase, Mirvete Devaja nga shkolla fillore e mesme e ulët “Nazmi Pajaziti”- Radivojcë dhe atë me rastin e pensionimit të saj.

- paragrafi 1 -

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, e ka falënderuar atë për kontributin e saj 36 vjeçar në fushën e arsimit, duke cilësuar punën e saj në arsim si një mision të shenjtë që duhet vlerësuar shumë.

- Advertisement -

I pari i komunës foli fjalë miradije për punën e saj të bërë në fushën e arsimit duke potencuar se me punën dhe përkushtimin ajo ka lënë gjurmë të paharrueshme tek nxënësit dhe koleget e saj.

devaja

Një falë rasti pati edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti. Përndryshe në fund të këtij takimi kryetari Haliti i ndau Devajas edhe një mirënjohje dhe atë për kontributin e dhënë në arsim.