Është pensionuar mësimdhënësja Minivere Musliu nga Gjilani, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Në mbi 4 dekada shërbim ndaj nxënësve, institucionit arsimor, e Atdheut, sot, mësimdhënësja Minivere Musliu, është pensionuar. E përshëndetëm me mjaftë mallë, emocion e dashuri, duke na lënë një vend bosh në mesin e punës së ndritshme të mësimdhënësve të SHFMU “Abdullah Tahiri”.
Kontributi i saj i jashtëzakonshëm në nxjerrjen e gjeneratave të arta është admirimi më i madh i përkushtimit të saj. Ishte një ndër mësimdhënëset e dalluara për kontributin e saj të veçantë në mësimdhënie. Metodat e saj të veçanta në mësimdhënie cilësore dhe përvoja e gjatë jetësore në arsim, bënë që mësimdhënësja, Minivere Musliu, të jetë sinonim i përkushtimit për kolektivin e shkollës sonë.
Administrata dhe kolektivi i shkollës, e falënderojnë përzemërsisht mësimdhënësen, Minivere Musliu, për bashkëpunimin e saj konstruktiv përgjatë 40 viteve, duke demostruar vendosmëri e përkushtim për të nxjerrë gjenerata të ndritura edhe në kohët më të vështira të popullit tanë, kohë që, më së shumti iu deshtën ato gjenerata të nxjerrura nga duart e saj të arta. Mësimdhënësja Minivere, ishte frymëzim i atdhedashurisë,mirësisë e diturisë, së një gruaje profesioniste, të ndershme, e punëtore, e cila do të jetë përherë në mbamendjen e institucionit tonë, e arsimit shqip, në veçanti.
Urimet më të përzemërta për ditëlindjen e 65-të të saj dhe urojmë për një pensionim ku do ta shoqërojë shëndeti i plotë, e të gjitha mirësitë e kësaj bote. Mësimdhënësja Minivere, faleminderit që ishe në mesin tonë. Mirupafshim në ditë të mira e të mbara për shkollën, kolegët, e arsimin në përgjithësi! 🤚🤚