Pensionohet mësimdhënësja Mejreme Krasniqi nga Prapaqani i Deçanit



nder titull

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësja Mejreme Krasniqi nga fshati Prapaqan të Deçanit, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Jusuf Gërvalla”, në këtë fshat.

- paragrafi 1 -

Njoftimi nga shkolla “Jusuf Gërvalla”, në Prapaqan të Deçanit:

- Advertisement - M1

Bashkë me perfundimin e këtij viti shkollor edhe mësuesja jonë e zëllshme Znj. Mejreme Krasniqi po mbush moshen e pensionimit.

Sot u bashkuam kolektivi i shkollës, familja Krasniqi, përfaqësues te Drejtoria e Arsimit në Deçan, deputejta znj. Time Kadrijaj e miq të tjerë për ta uruar e faleminderuar mësuesën për gjith këto vite angazhim e përkushtim jetësor ndaj arsimit dhe edukimit të brezave të rinjë.

Mësuesja Mejrem ka lenë gjurmë të pashlyera në historikun e shkollës sonë dhe Ne gjithmonë do i jemi mirënjohës e falenderues për gjith atë angazhim, ashtu siç populli ynë do te jetë mirënjohës e falenderues përjetësisht.!

- Advertisement - m2

Urime mësuese, e gëzofsh me shëndet pensionin.

Ne gjithmonë do jemi krenar për punën dhe angazhimin tëndë.!

“Kjo nuk është lamtumirë, është thjeshtë Mirupafshim”

Shqip | English