Është pensionuar mësimdhënësja Igballe Gashi nga Prishtina. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Faik Konica”, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Faik Konica” në Prishtinës:
Me rastin e pensionimit të koleges sonë, znj.Igballe Gashi
Sot, me ndjenja të përziera krenarie dhe mallëngjimi, po e përcjellim me nderim kolegen tonë të dashur, znj. Igballe Gashi, e cila, pas një karriere të gjatë, po pensionohet nga arsimi.
E njohur për butësinë e saj, për qëndrimin e qetë e gjithmonë të matur, znj.Igballe do të kujtohet me vlerësim, respekt dhe mirënjohje nga stafi dhe nxënësit e shkollës.
Të urojmë shëndet, qetësi dhe gëzim në kapitullin e ri të jetës tënde!
Me dashuri,
Kolektivi i shkollës “Faik Konica”.