Është pensionuar mësimdhënësja Hatmone Demiri nga Prishtina. Njoftimin e ka dhënë Gjimnazi i shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net
Njoftimi:
📚✨ Mirënjohje për një jetë të tërë në shërbim të dijes dhe gjuhës shqipe!
Drejtoria e Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për mësimdhënësen znj. Hatmone Demiri, e cila pas shumë viteve përkushtimi të palëkundur, profesionalizmi dhe dashurie për arsimin, i jep fund me dinjitet rrugëtimit të saj si mësimdhënëse e gjuhës shqipe.
Znj. Demiri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin e shumë brezave të nxënësve, duke i pajisur ata jo vetëm me njohuri gjuhësore, por edhe me vlera njerëzore.
Ajo ka qenë shembull i përkushtimit, mençurisë dhe dashurisë për profesionin fisnik të mësimdhënies.
🌹 Në emër të stafit pedagogjik, nxënësve dhe gjithë komunitetit shkollor, i urojmë shëndet, paqe dhe ditë të mbushura me gëzim në këtë etapë të re të jetës.