Pas mbi 30 viteve përkushtim të palodhur, mësimdhënësja, Hasime Dautaj, është pensionuar, duke mbyllur një kapitull të gjatë e të çmuar në shërbim të arsimit, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës “Avni Zhabota” në Shtubel të Klinës thuhet se ajo ka qenë shumë më tepër se një mësuese – një udhërrëfyese, një mbështetje dhe një shembull për breza të tërë nxënësish.
Njoftimi i shkollës:
NJË JETË NË SHËRBIM TË DIJES
Sot i themi faleminderit një figure të veçantë të shkollës sonë.
Pas mbi 30 viteve përkushtim të palodhur, mësimdhënësja jonë e respektuar, Hasime Dautaj, mbyll një kapitull të gjatë e të çmuar në shërbim të arsimit.
Ajo ka qenë shumë më tepër se një mësuese – një udhërrëfyese, një mbështetje dhe një shembull për breza të tërë nxënësish. Përkushtimi, durimi dhe dashuria e saj për dijen kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitetin tonë.
Sot, me mirënjohje të thellë, e falënderojmë për gjithçka që ka dhënë ndër vite dhe i urojmë shëndet, lumturi dhe qetësi në këtë fazë të re të jetës.
Faleminderit për gjithçka, mësuesja Hasime. Gjurmët tuaja do të mbeten gjithmonë këtu.
