Pensionohet mësimdhënësja Florije Prekazi nga Prishtina

- Advertisement5 -

Shkolla “Meto Bajraktari” në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësja Florije Prekazi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Dje, me datë 19/04/2024 me një koktej rasti i uruam ditëlindjen dhe pensionimin mësimdhënëses së dalluar, znj. Florije Prekazi.

Mësimdhënësja Florije ishte pjesë e stafit të shkollës, “Meto Bajraktari” që nga viti 1985 duke kontribuar kësisoj në edukimin e shumë gjeneratave.

Buzëqeshja dhe pozitiviteti i saj do të na mungojë shumë në shkollën tonë.

- Advertisement - m2

Duke i uruar shëndet të plotë në vitet në vazhdim, ne e falënderojmë mësimdhënësen, Florije për kontributin e çmueshëm në fushën e arsimit dhe i themi se ju ishit dhe do të mbeteni modeli më i mirë i mësimdhënëses së përkushtuar dhe shumë të dashur për të gjithë ne!

🌷🌷🌷🌷🌷