Është pensionuar mësimdhënësja Fekrije Ismaili nga Prishtina, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë. Në njoftim thuhet se me përkushtimin e saj, durimin, profesionalizmin dhe dashurinë për nxënësit, mësuesja Fekrije ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollë.
“Kontributi saj në arsim është i pazëvendësueshëm dhe emri saj do të mbetet i paharruar në historikun dhe kujtesën tonë kolektive”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sot në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë në shkollën tonë ishte një ditë e veçantë ngase kjo ditë shënoi pensionimin e një mësimdhënëse të respektuar, një kolege të përkushtuar dhe një njeri me zemër të madhe – znj. Fekrije Ismaili.
Pas shumë vitesh pune të palodhur në arsim, sot përmbylli një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj profesionale. Por, puna dhe kontributi saj nuk mbyllen këtu – ato vazhdojnë të jetojnë në dijen, edukatën dhe vlerat që ju ka përcjellur shumë brezave të nxënësve.
Me përkushtimin e saj, durimin, profesionalizmin dhe dashurinë për nxënësit, ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në shkollën tonë. Kontributi saj në arsim është i pazëvendësueshëm dhe emri saj do të mbetet i paharruar në historikun dhe kujtesën tonë kolektive.
E falënderojmë për çdo orë mësimi, për çdo këshillë, për çdo fjalë inkurajuese dhe për shembullin njerëzor që ka dhënë ndër vite.
Mësuesja Firije, ka qenë dhe do të mbetet model për kolegët dhe frymëzim për nxënësit.
Në emër të shkollës, stafit dhe nxënësve, ju urojmë shëndet të mirë, qetësi shpirtërore dhe shumë gëzime në këtë fazë të re të jetës. Urojmë që pensionimi të jetë një kohë e merituar pushimi, kënaqësish dhe lumturie pranë familjes tuaj.
Faleminderit për gjithçka, mësimdhënësja Fikrije.
Respekti dhe mirënjohja jonë do t’ju shoqërojnë gjithmonë.
Me respekt të veçantë,
Drejtoria e shkollë!