Pensionohet mësimdhënësja Fatmire Tmava nga Prishtina

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësja Fatmire Tmava, e cila për vite me radhë ka dhënë dije, edukatë dhe përkushtim të pafund për breza të tërë nxënësish, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njofitmin e shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë thuhet se gjurmët e punës së mësueses Fatmire do të mbeten gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga shkolla “Gjergj Fishta” në Prishtinë:

Sot u pensionua mësimdhënësja jonë e dashur Fatmire Tmava, e cila për vite me radhë ka dhënë dije, edukatë dhe përkushtim të pafund për breza të tërë nxënësish.

Faleminderit për çdo këshillë, çdo sakrificë dhe çdo moment që keni ndarë me ne. Gjurmët e punës suaj do të mbeten gjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona.

- Advertisement - m2

Të urojmë shëndet, lumturi dhe ditë të qeta e të bukura në këtë kapitull të ri të jetës. Pensionimi qoftë fillimi i shumë momenteve të lumtura pranë familjes dhe njerëzve të dashur. 🌹

Me respekt dhe mirënjohje të thellë!

 

Shqip | English