Pensionohet mësimdhënësja e parë e arsimit special në Gjilan, pedagogia Firdeze Ruzhdiu

- Advertisement -

Pas një karriere të gjatë e të përkushtuar në shërbim të arsimit dhe fëmijëve me nevoja të veçanta, sot ka dalë në pension mësimdhënësja e parë e arsimit special në Gjilan, pedagogia Firdeze Ruzhdiu.

- paragrafi 1 -

Me dekada pune të ndershme, profesionalizëm dhe dashuri të pakushtëzuar për nxënësit, Ruzhdiu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e arsimit gjilanas. Ajo është ndër themelueset e arsimit special në qytet, duke kontribuar me përkushtim në ndërtimin e një qasjeje më të ndjeshme e gjithëpërfshirëse ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

- Advertisement -

Puna e saj është vlerësuar nga kolegë, prindër dhe gjenerata të tëra nxënësish që kanë gëzuar përkujdesjen, kujdesin dhe dashurinë e një mësueseje që e ka jetuar profesionin me shpirt e me zemër.

Në këtë ditë të veçantë, kolegët dhe bashkëqytetarët e saj e falënderojnë për kontributin e çmuar në zhvillimin e arsimit dhe i urojnë vite të qeta e të mbushura me shëndet në pension.

Faleminderit, mësuese Firdeze, për përkushtimin, dashurinë dhe gjurmët që latë në arsim!

- Advertisement -