E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Pensionohet mësimdhënësja Belkis Lokvica nga Prizreni

- Advertisement1-

Është pensionuar mësimdhënësja Belkis Lokvica nga Prizreni, e cila edukoi një numër të madh nxënësish, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Pensionimi i mësimdhënës Belkis Lokvica

Belkis Lokvica lindi në vitin 1959 në qytetin e Prizrenit, Kosovë. Ajo përfundoi arsimin fillor në Shkollën Fillore “Mati Logoreci”. Arsimin e mesëm e kreu në Shkollën e Mesme të Shëndetësisë në Prizren, duke u specializuar si Teknik Farmacie. Më pas, ajo përfundoi me sukses studimet në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Shkollën e Lartë Pedagogjike, duke nisur kështu karrierën e saj si mësimdhënëse.

Në vitin 1984, Belkis Lokvica filloi profesionin e saj si mësimdhënëse në shkollën fillore të fshatit Velezhë, ku shërbeu për pesë vite, dhe më pas vazhdoi mësimdhënien në fshatin Novakë.

Për shkak të luftës në vitin 1999, ajo u detyrua të bënte një ndërprerje të shkurtër në karrierën e saj si mësimdhënëse. Megjithatë, në të njëjtin vit, ajo u rikthye në profesion si mësimdhënëse e gjuhës angleze në shkollën fillore “Anadolu” në Mamushë, ku punoi për një vit.

Pas kësaj eksperience, ajo u rikthye përfundimisht në Prizren dhe vazhdoi detyrën e saj si mësimdhënëse e gjuhës angleze në shkollat fillore “Motrat Qiriazi” dhe “Emin Duraku”.
Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme, Belkis Lokvica doli në pension nga këto dy shkolla më 17 tetor 2024.

Gjatë gjithë jetës së saj si mësimdhënëse, Belkis Lokvica edukoi një numër të madh nxënësish, u ngjalli dashurinë për gjuhën angleze dhe la një gjurmë të pashlyeshme si një mësimdhënëse shembullore në komunitetin arsimor.

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....