Është pensionuar mësimdhënësja Afërdita Fazliu nga Prishtina, duke lënë pas vetes një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave të tërë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Ismail Qemali”:
Pas një kontributi të jashtëzakonshëm në arsim për më shumë se 35 vite, mësimdhënësja e përkushtuar e shkollës sonë, znj. Afërdita Fazliu, pensionohet duke lënë pas vetes një trashëgimi të çmuar në edukimin e brezave të tërë.
Gjatë gjithë këtyre viteve, znj. Fazliu ka qenë shembull i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për punën me nxënësit. Ajo ka dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në formimin arsimor e njerëzor të shumë gjeneratave dhe është vlerësuar gjithmonë për etikën, kujdesin dhe pasionin që ka treguar në punën e saj.
Stafi dhe kolektivi i shkollës e falënderon nga zemra për çdo ditë të dhënë në shërbim të dijes dhe edukimit. I dëshirojmë një pensionim të qetë, me shëndet të mirë, gëzime të panumërta dhe çaste të bukura pranë familjes e njerëzve të zemrës.
Me shumë respekt dhe mirënjohje,
Stafi dhe kolektivi i Shkollës