Pensionohet mësimdhënësi Zenel Zogaj nga Malisheva

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësi Zenel Zogaj nga Malisheva, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla “Fehmi Agani” në fshatin Turjakë.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

Biografi e shkutër e punës dhe kontributit të dhënë në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave të mësimdhënësit, z.Zenel Zogaj, me rastin e pensionimit të tij.

Zenel Zogaj u lind me 28 dhjetor 1960 në Turjakë, Komuna Malishevës. Shkollën Fillore e kreu në Lumishtë, kurse të mesmen në Kijevë. Studimet e larta i mbaroi në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Bajram Curri” në Gjakovë, ku mori titullin Arsimtar i Histori – Gjeografisë dhe më vonë kreu fakultetin duke u avancuar me titullin bachelor në Histori dhe Edukatë Qytetare.

- Advertisement -

Ms.Zenel, si i ri i’u përkushtua me seriozitet dhe dinjitet edukimit të brezave të rinj. Hapat e parë si mësimdhënës i hodhi në Suharekë dhe Malishevë, ndërsa nga viti 1988 deri më 2002 dha një kontribut të çmuar në shkollën tonë “Migjeni” paralelja në Turjakë, tash SHFMU “Fehmi Agani”.

Në vitin 2002 Zenel Zogaj e ndërron vendbanimin, por asesi misonin e tij të shenjtë të mësimdhënësit dhe punën e tij me nxënës e vazhdon këtu në Klinën e Mujë Krasniqit deri në pensionimin e tij.

Vitet 90-ta, ishin vitet e okupimit dhe të sakrificës së madhe për arsimin shqip e gjithë shoqërinë tonë shqiptare në Kosovë. Në ato rrethana të vështira, Zenel Zogaj punoi me pak apo aspak kompensim material, por me një pasuri të jashtëzakonshme shpirtërore, përkushtimin ndaj dijes, nxënësve dhe kombit. Ky angazhim i tij përbën një kapitull të ndritur në historinë e arsimit në Kosovë.

Gjatë luftës ka qenë përgjegjës i shkollës dhe kryetar i fshatit ku ka kryer disa detyra të rëndësishme në dobi të banorëve dhe në funksion të luftës së UÇK-së; ka sistemuar dhe organizuar ushqimin për shtabin e UÇK-së në Turjakë, ka udhëhequr ndihmat e shoqatës “Nënë Tereza” dhe ndihmat tjera humanitare shumë të nevojshme për kohen.

Në punën e tij profesionale, ms.Zenel u dallua për pedantëri, seriozitet dhe disiplinë të lartë. Ai përdori metodologji bashkëkohore në mësimdhënie, duke sjellë rezultate konkrete dhe duke ndikuar thellë në formimin intelektual dhe qytetar të nxënësve.

Çdo herë ka mbështet aktivitetet jashtëkurrikulare dhe ka qenë pjesë e tyre. Një kontribut të veçantë ka dhënë edhe në organet e shkollës me ide dhe këshilla në interes për shkollën.

Mësuesi Zenel për nxënësit ka qenë i dashur, i afërt e i urtë, ku në ta, çdo herë kultivonte ndjesinë e kulturës, dashurisë, edukatës, humanizmit dhe respektit mes tyre dhe tjerëve. Vlerësimin e nxënësve e bënte në frymën motivuese për mësimnxënie me rezultate më të larta. Kishte bashkëpunim të shkëlqyer me prindë dhe komunitet. Kurse, me kolegë ishte i sinqert, bashkëpunues, korrekt dhe këshilldhënës. Si menaxher shkolle ishte shumë produktiv dhe vizionar.

Zenel Zogaj, puna e tij e palodhshme ka lënë gjurmë të pashlyera në historikun e shkollës sonë. Ne jemi krenar që kishim një profesionist si Ty dhe shkolla jonë patë nderin të kishte një punëtor si ju.

Andaj, me rastin e pensionimit tuaj, Drejtoria e shkollës sonë në emer të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve ju shpreh falënderimet më të mëdha dhe ndan mirënjohje për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e shumë gjeneratave, njëherit ju uron pensionimin me dëshiren që të keni shëndet të mirë, pleqëri të mbarë, pa brenga dhe të lumtur pranë me të dashurëve tuaj!

617073881 1344235641075895 4132008261255954387 n