Pensionohet mësimdhënësi Zejdi Ukshini nga Gjilani

- Advertisement -

Është pensionuar mësimdhënësi i Biologjisë, Zejdi Ukshini, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan:

- Advertisement -

Në shënim të pensionimit të mësimdhënësit të Biologjisë Zejdi Ukshini.

Mësimdhënësi Zejdi, jo rastësisht është zgjedhur mësimdhënës i dalluar, prandaj dëshirojmë të shprehim falënderimet dhe mirënjohjen më të sinqertë për përkushtimin dhe punën e tij të palodhur gjatë gjithë karrierës së tij në mësimdhënie.

Ai ka qenë një model i dijes dhe i profesionalizmit, duke i udhëhequr nxënësit drejt njohurive të thella shkencore dhe i frymëzoi ata të shohin botën me sy të rinjë.

- Advertisement -

Faleminderit, Zejdi për çdo ditë përkushtimi në punë. Ishe dhe do të mbetesh shembull i një mësimdhënësi të përkryer.

Shëndet dhe çdo të mirë në kapitullin e ri të jetës- atë të pensionimit!
Sinqerisht,
Udhëheqësia e shkollës!