Pensionohet mësimdhënësi Xhafer Avdyli – 42 vite dha kontribut për arsimin shqip në Pejë

- Advertisement5 -

Pas 42 vitesh kontribut në arsimin shqip në komunën e Pejës, sot është pensionuar mësimdhënësi Xhafer Avdyli, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Më poshtë lexoni një shkrim i shkruar nga drejtori Beqir Sadiku, i shkollës “Zef Serembe” në Gllaviçicë komuna e Pejës ku ka dhënë sëfundmi mësim mësuesi Xhafer.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë:

Sot në shkollen fillore dhe te mesme të ulët “Zef Serembe” në Gllaviçicë komuna Pejë u bë përcjellja solemne e mesimdhësit shumëvjeçar Xhafer Avdyli i cili për 42 vite kontribuoi për arsimin shqip ne Komunën e Pejës me çka e deshmojnë shumë mirënjohje dhe lavdata për punën edukativo arsimore me nxënës.

E potencuan shumë kolegë dhe ish kolegë tani pensonist dhe një numer ish drejtorve pranë kesaj shkolle.

- Advertisement -

Ish drejtori Lush Ahmeti potencoi:

“Dalja në pension nga puna, por jo nga jeta. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm. Përkushtimi juaj është i pamasë. Fjalët tuaja udhëzuese janë të paçmueshme. Dhe mungesa juaj është e papranueshme por mosha e bënë te veten. Por ne e dimë se nuk mund ta mbajmë më lumturinë tuaj dhe deshiren për punë sepse duhet zbatuar ligjet e jetës, Ju uroj një pushim të lumtur dhe kuptimplotë me familjen dhe miqtë!”, tha ai.

393464084 301265192685097 1348314360191455203 n

“Një falenderim, mirënjohje dhe përulje për gjithë kontributin e vyer në edukimin e brezave”.

“Për shumëçka do të ndjeheni të lehtësuar, ashtu sikurse do të ndjeni mall e nostalgji për nxënësit e kolegët tuaj. Do të ketë gjithnjë një zile telefoni që do bjerë në një fillim viti shkollor, apo më 6 dhe 7-mars. Do të jenë ish nxënësit tuaj, për të cilët do të ndjeni gjithnjë mall e nostalgji. Aty do të vlerësoni kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë përgjatë viteve”.

Arsimtari Xhfl siç e quajnë ndryshe, ka rrëfyer jetën e tij profesionale për gjithë këto vite në arsim dhe ndjenjën që ka tash me rastin e pensionimit.

“Kënaqësi që arrita moshën e pensionimit, por njëkohësisht edhe pikëllim që tash po e lë profesionin që kam kryer për 42 vjet me radhë. Kjo është ndjenja e përzier që po më përcjell tash pas 42 vitesh punë si mësimdhënës”, shprehet arsimtari Xhafer.

387524054 286498630874004 4179845316305067339 n

Ai thotë se në gjithë këto vite të punës ka pasur kohë të mira, por edhe të vështira.

“Por, tani kur kam dalë në pension e më duket sikur dje kam nisur profesionin si mësimdhënës, ndërsa sot po e përfundoj!”, shprehet arsimtari Xhafer

Ai shprehet falënderues gjithë stafit të shkollës ku në mesin e kolegëve të tij ka dhe ish- nxënës.

Por, ajo që e gëzon arsimtarin Xhafe është fakti se nxënësit e tij të shumë gjeneratave dalloheshin për arritje e ruajtje të cilësisë mësimore, mandej edhe në përvetësimin e dijeve në ciklin e lartë të arsimit më tej.

Ndërkohë harmonia me kolektivin ishte një virtyt tjetër i mësuesit Xhafer. Për të ruajnë respekt të veçantë edhe kolegët e tij të punës. Ata japin vlerësimet më të larta për të jo vetëm si edukator, por edhe si njeri.

393751216 1533583637179780 3067563635735604202 n

Madje, ish- drejtori i shkollës “Zef Serembe”, Lush Ahmeti e vlerëson si të palodhshëm dhe një mësimdhënës shembull për gjeneratat e ardhshme.

Ai është shprehur falënderues ndaj kontributit të tij që ka dhënë për edukimin e brezave të rij.

 

“Kemi qenë kolegë të mirë me njëri tjetrin, kemi punuar shumë vite bashkë dërkaq ne tani që ka dalë në pension i uroj shëndet dhe gjitha të mirat”, ka thënë Lush Ahmeti. /AlbanianEdducation.net/.