Pensionohet mësimdhënësi Sylejmon Lokaj nga Deçani

- Advertisement5 -

Është pensionuar sot mësimdhënësi Sylejmon Lokaj nga Deçani, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai për dakada dha kontributin e tij si mësimdhënës i gjuhës shqipe në SHFMU “Sylë Alaj” në Drenoc të Deçanit.

- Advertisement - M1

Njoftimi nga DKA në Deçan:

Sot u pensionua mësimdhënësi Sylejmon Lokaj

Kontributin e tij si mësimdhënës i gjuhës shqipe në SHFMU “Sylë Alaj” në Drenoc, si koleg e bashkëpuntor e vlerësojmë lart. Si punëtor arsimi i përkushtuar ka pasur një ndikim të madh në jetën e shumë nxënësve dhe ka ndihmuar ata të zhvillojnë njohuri të rëndësishme dhe aftësi.

- Advertisement - m2

Puna dhe përpjekjet e tij për të frymëzuar dhe udhëhequr nxënësit kanë ndikuar në formimin e brezave të rinj dhe në rritjen e dashurisë për gjuhën shqipe.

Mësimdhënësit e tillë meritojnë shumë mirënjohje dhe respekt për angazhim të palëkundur në arsim.

Faleminderit për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm mësimdhënësi Sylejmon Lokaj, ju urojmë mirëqenie dhe gëzime në kohën e pensionit!

©AlbanianEducation.net– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.