Pensionohet mësimdhënësi Sahit Kryeziu

- Advertisement5 -

Shkolla “Kajtaz Ramadani” në Kijevë ka njoftuar se pas më shumë se tri dekadash kontribut në arsim është pensionuar mësimdhënësi Sahit Kryeziu, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla thotë se mësuesi Sahit ka lënë pas gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës “Kajtaz Ramadani” në Kijevë:

Shkolla jonë përcolli në pension edhe një mësimdhënës të përkushtimit, sakrificës dhe kontributit shumëvjeçar në arsim.

Pas më shumë se tri dekadash pune të ndershme e profesionale, z. Sahit Kryeziu mbyll një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave.

- Advertisement - m2

Puna, përkushtimi dhe shembulli juaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës sonë.

Me rastin e pensionimit dhe ditëlindjes suaj, ju urojmë nga zemra shëndet, lumturi dhe shumë vite pranë familjes dhe më të dashurve tuaj.

Faleminderit për gjithçka që dhatë për arsimin dhe shkollën tonë!
Me respekt,

SHFMU “Kajtaz Ramadani” Kijevë

696719575 988828987415863 1097361361522780243 n

Shqip | English