Është pensionuar mësimdhënësi Safet Bushi pas një karriere 44-vjeçare në arsim.
Shkolla “Ilaz Thaçi”, në Han të Elezit në njoftim thotë se Mësimdhënësi Safet, gëzon respekt në shkollë dhe në komunitetin, pasi ishte drejtor i shkollës, drejtor komunal dhe gjatë punës së tij vlerësohet lart angazhimi i tij nga të gjithë.
“Gjatë punës së tij të pandërprerë edhe gjatë kohës së okupimit, ai dha një kontribut të pamohueshëm si aktivist e mësimdhënës për arsim shqip e liri të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i shkollës:
Pensionohet mësimdhënësi i dalluar i shkollës sonë Safet Bushi
Pas një karriere 44 vjeçare sot në shkollën tonë pensionohet Safet Bushi, i cili ka një jetëshkrim përplot suksese e të arritura.
Mësimdhënësi Safet, mësimdhënës i dalluar që gëzon respekt në shkollë dhe në komunitetin tonë të përnjëmend, pasi ishte drejtor i shkollës, drejtor komunal dhe gjatë punës së tij vlerësohet lart angazhimi i tij nga të gjithë.
Gjatë punës së tij të pandërprerë edhe gjatë kohës së okupimit, ai dha një kontribut të pamohueshëm si aktivist e mësimdhënës për arsim shqip e liri të vendit tonë.
Njerëz të tillë me një perfomancë zhvillimore duhet çmuar e vlerësuar.
Shkolla dhe komuniteti i gjerë ndihen krenar dhe të privilegjuar për veprimtarinë e mësuesit Safet Bushi.
Në emër të drejtorisë dhe kolektivit të shkollës, mësuesit Safet i dëshirojmë shëndet dhe të gjitha të mirat.
Do të mbetesh udhërrëfyes ynë mësuesi Safet!
Urime pensionimi!