Pensionohet mësimdhënësi Riza Fazliu nga Gjilani – shembull përkushtimi dhe frymëzimi në arsim

- Advertisement -

Pas një karriere të gjatë në shërbim të dijes, Riza Fazliu, arsimtar, pedagog dhe inspektor i arsimit është pensionuar duke lënë trashëgimi të çmuar në arsim.

- paragrafi 1 -

Për dekada, ai u dallua për profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri ndaj punës, kolegëve dhe nxënësve.

- Advertisement -

Nga mësues arti në “Ramiz Cërnica” e “Thimi Mitko”, deri te drejtimi i shkollës dhe udhëheqja e Inspektoratit Rajonal të Arsimit në Gjilan, Fazliu ka qenë shembull frymëzues i njeriut që i shërben dijes me përulësi e pasion.

Kolegët e tij në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan e kanë falënderuar për kontributin e madh në arsim dhe në dhënien e dijes brezave të rinj.

DKA e ka cilësuar si model profesionalizmi, urtësie dhe bashkëpunimi.

- Advertisement -