Është pensionuar Rexhep Hoti, mësimdhënës i gjuhës shqipe në shkollën “Hysen Rexhepi” në Prizren.
Kjo shkollë mbajti një ceremoni solemne ku u nderua kontributi i mësimdhënësit Rexhep.
“Një nga kolegët tanë më të dashur dhe më të përkushtuar, të cilit i erdhi koha për të mbyllur një kapitull të shkëlqyer të karrierës profesionale. Kemi kënaqësinë e veçantë që të shprehim mirënjohjen dhe respektin për punën e palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm që ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij si mësues i gjuhës shqipe”.
“Me respekt dhe mirënjohje, urojmë që të vazhdojë të gjejë kënaqësi dhe frymëzim në çdo moment të jetës së tij. Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për arsim dhe për këtë shkollë!”, shkruan në njoftimin e kësaj shkolle.