Pensionohet mësimdhënësi Remzi Krasniqi nga Peja

- Advertisement5 -

Është pensionuar mësimdhënësi Remzi Krasniqi nga Peja. Njoftimin e ka dhënë shkolla e Artit në Pejë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Në njoftim thuhet se mësimdhënësi Remzi përmbyll me dinjitet një kapitull të jashtëzakonshëm të jetës profesionale, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për gjenerata të tëra.

- Advertisement - M1

Ai plot 38 vite ka kontribuar në arsim.

Njoftimi i shkollës së Artit në Pejë:

Një jetë e tërë në shërbim të arsimit – Faleminderit Remzi Krasniqi!

- Advertisement - m2

Pas plot 38 viteve kontribut në arsim, kolegu ynë i nderuar Remzi Krasniqi përmbyll me dinjitet një kapitull të jashtëzakonshëm të jetës profesionale, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar për gjenerata të tëra.

Kontributi i tij është i gjerë dhe i jashtëzakonshëm:

38 vite në arsim, me përkushtim të palëkundur;

4 vite koordinator për ndërtimin e objektit shkollor, me donacione nga mërgata dhe banorët e 7 fshatrave;

11 vite drejtor i shkolles ne Poçestë, ku në vitin 1996 shkolla u shpall më e mira në komunë, e shpërblyer nga LASHI;

Iniciues i ambulancës së parë shkollore në Kosovë (1997);

Themelues dhe adaptues i kabinetit të informatikës (1997);

Organizues dhe financues i klubit të futbollit për nxënës dhe të rritur për 10 vite;

Koordinator për rinovimin e shkollës pas luftës me ndihmën e mërgatës;

Iniciues dhe ndërtues i ambulancës së fshatit Poçestë pas luftës;

Koordinator për projekte jetike: ngrohja në shkollë, rrethimi i saj dhe i ambulancës, si dhe ujësjellësi;

Përveç kontributit profesional, ai ka kaluar edhe sfida të mëdha personale:

Gjatë 16 viteve, 3 herë i arrestuar dhe i keqtrajtuar nga UDB, me pasoja të përhershme;

Bastisje të shumta në shkollë dhe në shtëpi;

Përjetoi djegien e shkollës dhe shtëpisë së tij – të parat në trevën tonë.

Puna dhe sakrifica e tij janë vlerësuar me shumë mirënjohje dhe çmime:

Nga LASHI;

Nga Ramiz Zeka për koordinimin e fondit 3% për 10 vite;

Nga përfaqësuesi i shoqatës “Nënë Tereza”;

Nga Ministri i Shëndetësisë Numan Baliç për kontributin në ambulancën e fshatit;

Nga “Rotary Club” i Stuttgartit për mbështetje në dy objekte ambulante.

🙏 I nderuar koleg Remzi Krasniqi,

Faleminderit për gjithçka që ke dhënë ndër vite!